Video: Kur martohet 14 vjeçari me nji 13 vjeçare n’Kosovë!

Nuk asht skenar filmash por e vërtet, nji 14 vjeçar shqiptar i ka dhanë fund beqarisë.

Ai asht martue me nji vajzë 13 vjeçare, ndërsa kanë zhvillue këto ditë edhe ceremoninë e dasmës, shkruen Magazina.al

Nuk dihet se në cilin qytet ka ndodh kjo, por ajo që asht e sigurt asht se çifti i të mitunve janë shqiptar, kjo vërehet edhe në videon që asht publikue në rrjetet sociale, e ku ndigjohet muzika shqipe në dasmën e çiftit.

Sigurisht simbas ligjit,në të gjitha shtetet por edhe në Kosovë asht e ndalueme me u martue nji i mitun nën moshën 18 vjeçare.