Video: Kur shokon Vali Corleone: Kam fjetë me serbet ma të njohuna, po pse e permend Marsin!

Këtë javë në “Kosova Show” vjen Vali Corleone.

“Fenomeni” nga Gjilani i njohun edhe si “king” u ‘bombardue me pytje nga Shpetim Desku.

Vali foli për lidhjet e tij me mbretnit tjera të botës dhe për “përgjimet” e shërbimeve sekrete që gjoja po i bahen atij.

Njeriu që pretendon se ka ble edhe nji parcellë në Mars, i pyetun për lidhjet e tij me femna tha se ka thy moti rekordin e Casanova’s, madje tue fjet me femnat ma të njohuna në Serbi.

Ai pohoi se, edhe Michael Jackson asht gjallë, ndërsa 2Pac asht i vdekun.

Corleone tregoi edhe për ushqimin e tij të preferuem, respektivisht mantiat me mish.

Për ma tepër shikojeni emisionin e plotë: