Video: Kur sulmohen 20 emigrantë prej 100 neo-nazistëve në Gjermani

Refugjatët dhe neo-nazistët janë përlesh nëpër rrugët e nji qyteze në lindje të Gjermanisë dhe policia u përpoq me i shpëtue emigrantët, raporti i të cilëve ishte 1 me 5 në krahasim me naziskinët.

Por policia tha se ishin azil-kërkuesit ata që e nisën sherrin dhe më pas hodhën edhe shishe ndaj policisë që po përpiqej me i shpëtue ata nga rrahja.

Rreth 100 persona të ekstremit të djathtë, burra dhe gra, sulmuen rreth 20 azil-kërkues në qytezën e Bautzenit mbasi emigrantët i provokuen ata.

Pamjet në video paraqesin disa skena kaotike mbas shpërthimit të përleshjes.

Nji gja e tillë ndodh në momentin kur kancelarja Angela Merkel vazhdon me luftue për mbijetësën e saj politike mbas politikës së saj të dyerve të hapuna për emigrantët, çka ka ba që partia e ekstremit të djathtë AfD me fitue shumë terren.

 

2-nazi

 

1-nazist