Video: Ky asht incidenti që për pak nuk i mori jetën Hillary Clintonit

Hillary Clinton asht kandidatja demokrate për presidente të SHBA, dhe simbas sondazheve paraprake, asht kryesuesja e kësaj gare.

Por, vështirësitë për të nuk kanë qenë të pakta dhe këtu nuk asht fjala vetëm sulmet politike të kohëve të fundit, apo problemet shëndetësore.

Clinton doket se realisht ka rrezikue jetën, kur gjatë nji interviste, sistemi i ndriçimit ka pësue defekt dhe asht rrxue sipër saj dhe bashkëshortit, Bill.

Çifti Clinton ishte tue dhanë nji intervistë të tensionueme për programin televiziv “60 Minutes,” ndërsa Bill përpiqej me qëndrue në garën presidenciale, mbas akuzave për abuzim seksual me nji kangëtare kabare, Gennifer Flowers.

Pamjet, nuk u transmetuen kurrë gjatë atyne vjeteve dhe vetëm së fundi janë ba publike.