Video: Led Zeppelin dështon me marrë damshpërblimin në Gjyqin e fituem

Rishikimi i gjykatësit për të drejtën e autorit të kangës “Stairway to Heaven”, të grupit Led Zeppelin, i ka hedhë poshtë përpjekjet e grupit për me i mbledhë 800.000 dollarë për shpenzime.

Derisa grupi legjendar i muzikës rock u shpallën të pafajshëm për plagjiaturë të kangës “Taurus” të grupit Spirits në muejin Qershor, gjykatësi R Gary Klausner tha se rasti ishte i pavlerë.

Ai deklaroi se, nuk ka prova që pasunia e gitaristit të grupit Spirit, Randy Wolfe “ushqente motive të poshtra”.
Për këtë arsye, pasunia e tij nuk ishte e detyrueme me i pague tarifat ligjore të grupit.

Besimi në Wolfe, i cili ma shumë njihej si Randy California, pretendoi se Jimmy Page dhe Robert Plant të grupit Led Zeppelin e kanë vjedhë pjesën hapëse të kangës Stairway të vitit 1971 nga Taurus, nji instrumental i shkurtë i publikuem tre vite ma herët, shkruen BBC.

Por, juria vendosi se Taurus “nuk ishte thelbësisht e ngjashme” me atë të Stairway.

Page dhe Plant, së bashku me kompanitë e tyne bashkëpunuese Warner/Chappell, kanë ba përpjekje me i mbledhë 793.000 dollarë mbas vendimit, tue argumentue që kompanitë e tyne të sigurimit nuk kanë me i mbulue tarifat e shpenzimeve ligjore për shkak se kërkesa për të drejtën e autorit ishte shumë e moçme.

Avokatët e tyne argumentuen se rasti ishte nji përpjekje për me “shkundë” grupin. Wolfe vdiq në vitin 1997. Megjithatë, avokati i pasunisë së tij premtoi se ka me apelue vendimin origjinal.