Video: Leonardo Di Caprio, dënim i jashtëzakonshëm, kjo asht arsyeja!

Leonardo Di Caprio asht urdhnue të rikthejë miliona dollarë, të cilat supozohen se janë përdorë për të financue filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Gjithashtu, raportohet se këto pare të shpërdorueme i janë dhanë në mënyrë indirekte fondacionit të tij.

Departamenti i Drejtësisë asht tue investigue se ku kanë shkue 3.5 miliardë dollarë të shpërdorueme nga pasunia e shtetit malajzian të financueme gjatë viteve 2009 dhe 2015, tue u cilësue si nji nga shpërdorimet ma të mëdha në botë.

Në dokumentat e akuzës pretendohet se disa nga këto pare kanë shkue në xhepin e DiCaprio’s përmes filmit të tij dhe fondacionit. Pamvarësisht se në dokumentat prej 136 faqesh nuk asht përmendë emni i aktorit hollivudian, dyshimet shkojnë pikërisht te Leonardo DiCaprio.