Video: Lot, gëzim dhe 6500 refugjatë të pshtuem në Libi gjatë nji operacioni masiv ndërkombëtar

Rreth 6500 emigrantë janë pshtue nga mbytja në Libi, kanë konfirmue Rojet Bregdetare italiane, në nji prej operacioneve ma të mëdha të ndërmarra deri më sot.

Rreth 40 misione të bashkërendueme pshtimi u organizuen 20 km (12 milje) larg qytetit libian të Sabrathas, tha marina italiane, e citueme nga “BBC”.

Pamjet dhe videot kallxuen emigrantët, të cilët raportohet të jenë nga Eritrea dhe Somalia, që brohorisnin dhe gëzonin sapo hypnin në anijet e shpëtimit.

Operacionet e së Hanës përfshi anije nga Italia, si dhe Frontex’in, agjencinë kufitare të BE’s dhe organizatat jo fitimpruse, “Proactiva Open Arms” dhe “Medecins Sans Frontières”.