Video: Maca që pshtoi nji turist të humbun në Alpet e Zvicres

Kjo video asht për të gjithë ata që i urrejnë macet dhe i quejnë si kafshë ma egoiste se qentë, sepse rrëfimi i nji alpinist hungarez u ka dhanë fund sugjerimeve të tilla, thotë “The Telegraph”.

Alpinisti  ndodhej në nji vendpushimin zvicran të Gimmelwald, kur mori vendimin për me ba nji ngjitje në malet e zonës.

Por, gjatë rrugës ai ka pësue nji ndrydhje të kyçit të kambës për të humbë mandej rrugën në male.

Përdorues i “Reddit” dalloi mandej nji mace të zezë me të bardha, që iu afrue dhe po i fërkohej nëper këmbë, për ta ftue mandej ta ndjekte.

“Mandej ajo filloi të ecte dhe më kërkoi ta ndjekja…ma e bukura asht se ajo më çoi direkt drejt rrugës që duhet të ndjekja për të rikthye në luginë”, asht shprehë alpinisti.