Video: Metallica po kthehen, qe kur!

Erdhi njoftimi që fansat e grupit “Metallica” e prisnin prej kohësh. Albumi i ri, i titulluem “Hardwired To Self-Destruct”, ka me dalë më 18 Nandor.

Lajmi u ba i ditun nga vetë grupi muzikor historik amerikan i heavy metal. Albumi ka me i pasë 12 kangë, me gjithsej 80 minuta muzikë.

Albumi vjen mbas rikthimit në skenë të grupit tetë vjet mbas atij të fundit i titulluem, “Death Magnetic”, periudha ma e gjatë e historisë së grupit pa asnji publikim.

Për me shue pritjen e fansave, Metallica ka publikue kangën e parë të albumit, e titullueme “Hardwired”.

Metallica u formue në 28 Tetor 1981. Ata kanë arritë me u ba nji prej grupeve ma të suksesshme muzikore të dekadave të fundit, me ma shumë se 90 milionë albume të shituna në mbarë botën, përfshi këtu edhe 57 milionë albumet e shituna në SHBA.