Video: Momenti kur ekzekutohet nga mbrapa gjykatësi që hetonte El Chapo’n (+16)

KUJDES: PAMJE TË RANDA

Ky asht momenti kur egzekutohet nji gjykatës, që po hetonte disa prej trafikantëve të drogës ma të rrezikshëm në planet.

Vicente Antonio Bermudez Zacarias po bante vrap pranë shtepisë së tij në Mexiko, kur ju zu pritë nga dy persona.

Nji prej tyne ju afre dhe e qelloi nga afër në krye.

Gjykatësi 37-vjeçar vdiq në spital nga plagët.

Zacarias po merrej me çashtjen e Joaquin Guzman, i njohun si El Chapo.

Ai pezulloi për momentin ekstradimin e tij në SHBA.

El Chapo njihet si trafikanti ma i madh i drogës në botë.

Por ai aprovoi ekstrdimin në SHBA të Abigail Gonzales Valencia, lider i kartelit ‘Los Cuinis’.

Valencia nuk ishte shumë i njohun derisa u kap, por më pas autoritetet msuen se roli i tij ishte shumë i fuqishëm.

Ai ofroi 3 milionë dollarë që fytyra e tij të mos shfaqej në TV, por oferta u refuzue.

Gjykatësi i ri në moshë dikur ka vendos edhe për rastin e Miguel Angel Trevino Morales, i njohun si lideri brutal i kartelit ‘Zetas’.