Video: Nji film për ‘The Beatles’

Asht tashma në sallat e kinemasë botnore filmi i regjisorit të vlerësuem me Oscar, Ron Howard, mbi katër djemtë e Liverpoolit që pushtuen botën, “The Beatles – Eight days a week”.

Në film, kallxohen sipërmarrjet e grupit nga ditët e para në koncertet që kanë ba historinë e muzikës, nga koha e “Cavern Club” të Liverpoolit deri në historikun “Candlestick Park” të San Franciscos.

Ky film asht historia se si John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr u bashkuen tue u shendrrue në atë fenomen të jashtëzakonshëm që të gjithë i njohim si “The Beatles”.

Nji tregim me bashkëpunimin e plotë të Paul McCartney, Ringo Starr, Yoko Ono Lennon e Olivia Harrison, i përbamë nga filmime të çmueme dhe të rralla, që eksploron mbrapaskenën e grupit, mënyrën se si merrnin vendimet, se si krijonin muzikën e tyne dhe ndërtonin së bashku karrierën e tyne.

Filmi kallxon nji personalitet të pabesueshëm dhe dhuntinë muzikore të jashtëzakonshme që karakterizon secilin prej tyne.