VIDEO: Nji shqiptare mes finalisteve të Miss Italia

Bukuroshja shqiptare mund të votohet edhe nga telefoni apo linja fikse qysh sonte në mbramje.

Elis Mati asht 23 vjeç, bijë imigrantësh shqiptarë e lindun në Riccione. Bukuri mesdhetare, 1,74 m e gjatë, flokë gështajë e sy të gjelbër, çika ka fitue të drejtën me qenë mes 40 finalisteve që të Shtunën janë në garë për titullin Miss Italia 2016.