Video: Nusja kallet n’altar

Disa fishekzjarre të ndezuna e të vnueme në tokë përgjatë altarit, i shkatërruen asaj jo veç fustanin e bardhë, por edhe ditën ma të randësishme të jetës.

Në video doket momenti kur vello e nuses merr flakë dhe ajo pisket nga tmerri, por dhe nga dhimbjet, mbasi flakët i shkaktuen plagë në kambë.

Kështu, çifti u detyrue me ndërpre ceremoninë, mbasi nusja kishte nevojë për mjekim të menjihershëm.