Video: Policja e parë myslimane amerikane me mbulesë

Në nji qytet të Amerikës ka fillue punën si police grueja e parë myslimane. Qyteti Dirbort në Michigan nga tash e tutje ka me pasë nji police, femën myslimane, e cila mban uniformë islame.

Simbas PressTV, Amel Shamut, e cila asht e lindun në Amerikë, asht policja e parë myslimane e cila mbart uniformë islame bashkë me uniformën e policisë.