Video qe ju shokon, kur snajperi vranë pengmarrësin e 2-vjeçares (video)

Kjo video tregon momentin dramatik kur policia qellon për vdekje pengmarrësin e nji vajze dyvjeçare.

Policia e Tulsa’s në SHBA ka publikue pamjet kur snajperi Jason Lawless qellon për vdekje pengmarrësin Salvador Reyes me nji plumb në krye.

Reyes, 42 vjet, kishte shkue në shtëpinë e grues, me të cilën ishte në proces divorci, rreth mesnatës.

Çifti ishte martue në vitin 2009, por ishte në proces divorci.

Ata kanë tre femi, por dyvjeçarja nuk ishte vajza e Reyes.

Grueja e Reyes dhe tre femitë u arratisën nga shtëpia, por dyvjeçarja mbeti peng.

Në momentin që Reyes doli në ballkon me vajzën, të cilës i mbante nji armë te koka, snajperi e eliminoi.

Snajperi Lawless asht pezullue nga detyra dhe policia thotë se po heton ngjarjen.