Video që po ban nam: ‘Awesome Albania’

Nji video 4-minutëshe me titullin “Awesome Albania” asht publikue në “YouTube”, ku shfaqen pamje nga destinacionet ma të bukura shqiptare të kapuna nga ajri.

Video asht shpërnda në Facebook edhe nga kryeministri Edi Rama, komenti i të cilit asht: “çfarë shije e mrekullueshme”.

Kjo video asht nga regjisori dhe producenti gjerman Joerg Daiber.
Në përshkrimin që shoqnon klipin shkruhet se Shqipnia ka qenë për vite të tana nji ndër vendet ma sekrete për udhëtim në Europë.

Në pamje shfaqen nga ajri bukuritë e Beratit, Krujës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Butrintit, si dhe pllazhet joshëse të Ksamilit e Himarës.