Video: Qytetarëve ju thuhet se Clinton tërhiqet nga gara, kqyreni reagimin e tyne

Derisa duhen edhe 32 ditë nga zgjedhjet në SHBA, nji komedian amerikan ka luejt rolin e nji gazetari në udhët e New York tue i ba kalimtarët që të besonin se Hillary Clinton ka dhanë dorëheqjen nga gara Presidenciale mbasi asht diagnostikue me Zika.

Tyler Fischer, ka pretendue se asht nji reporter për BBC America dhe informon publikun për “lajmin” se Hillary ka dhanë dorëheqjen mbasi asht smue dhe Donald Trump asht me shumë gjasa Presidenti i ardhshëm i vendit.

Por, qysh e kanë pritë njerëzit idenë se tashma Trump nuk ka ma rivalë. Në video shumë prej tyne doken të shokuem, të mërzitun madje ka edhe nga ata që folin për teori konspirative se kjo pritej.