Video: “Spiderman’i” i jetës reale, pshton jetën e vogëlushit

Në Shenzhen të Guangdong të Kinës Jugore, dikush ka pshtue jetën e nji fëmi, mbasi mori rolin dhe guximin e Spiderman’it që të ngjitej në ballkonet e ndërtesës.

Ai ka sfidue frigën dhe ka guxue me u ngjitë në katin e gjashtë që të pshtonte fëmiun, i cili kishte mbetë në dritare.

Vogëlushi në tentativën për me u ngjitë në dritare ka mbetë aty tue qëndrue në nji distancë rreth 20 metra nga toka.

Fëmiu, i cili ndodhej i vetëm në shtëpi ka pasë fatin e mirë që ‘’spidermani’’ me ja pshtue jetën. Heroi nuk ka pranue të identifikohet, por pamjet e publikueme janë ba publike nga kamerat e sigurisë.