Video: Stehpanie, e para balerinë me hixhab, arti nuk njeh fe

14 vjeçarja Stephanie Kurlow i ka idetë e qarta: ajo dëshiron të bahet e para balerinë profesionale me hixhab.

E reja nga Sydney i Australisë ka nisë të vallëzojë që në moshën 2 vjeçare, nji pasion, të cilin asht detyrue me lanë në vitin 2010 kur së bashku me familjen e saj u konvertue në fenë myslimane.

“Asht e vështirë që shkollat të pranojnë nji balerinë me hixhab,” thotë ajo.  Por, Stephanie asht e vendosun të mos dorëzohet dhe ka nisë nji fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që të paguejë nji shkollë kcimi.

“Unë due me u ba e para balerinë profesionale e veshun me hixhab dhe të hap nji shkollë arti për të rijtë e kulturave të ndryshme,” thotë Stephanie.