Video: The Game shokon, kallxon me kend ka ba seks!

Reperi nga Amerika, The Game, këtë javë ishte i ftuem special në emisionin e Wendy Williams.

Përpos që ka folë për karrierën dhe planet e tij për muzikë, The Game kishte shkaktue trazina tjera me disa deklarata të tij.

I pyetun për lidhjet në të kaluemen dhe me spekulimet se kishte fjet me disa nga vajzat e familjes Kardashian, reperi kishte hezitue të përgjigjej por që turma e pranishme e kishte kapun mesazhin.

Tue dasht me shpreh respekt për këto vajza, ai kishte tregue se ishe ‘shoqnue’ më Blac Chynan dhe me Khloe Kardashian, kurse çashtjen e Kim Kardashian, e kishte lanë të paprekun.

“Shiko, Kanye West asht miku im dhe ai ka nji familje shumë të bukur prandaj nuk due me shpreh mosrepsekt ndaj tij”, ka thanë Game.

N’anën tjetër ai ka sqarue se gjithçka çfarë ka mund me ndodhë mes kësaj tresheje të çuditshme ka ndodh nga dashnia dhe nuk ka asgja vulgare në mes.