Video: Tiranë, kqyreni këtë femën qysh vjedh me qetësi në nji dyqan

Vjedhjet janë shtue shumë gjatë ditëve të fundit dhe ajo që vihet re asht se hajdutet dhe organizatorët e këtyne vjedhjeve janë femnat. Bahet fjalë për vjedhje ordinere, jo të shumave të mëdha apo vjedhje bankash.

Çika, e cila doket e re në moshë, asht afrue te dyqani, ka vjedh dusa gjana aty. Gjithçka e ka kry si të mos ishte tue ba nji vjedhje, por nji veprim normal.

Ajo ka mendue se askush nuk kishte me pa, tue qenë se në atë moment shitësi ishte largue nga dyqani, por nuk ka qenë ashtu, mbasi kamerat e sigurisë e kanë demaskue.