Video: ‘Tranohet” Angela Martini, lexuesi i mendjes i zbulon diçka nga e kaluemja

Modelja seksi me famë ndërkombëtare ka vnue sot veten ‘në provë’.

Angela Martini ka ftue në shtëpinë e saj në Ibiza mentalistin (lexues i mendjes) e famshëm me fuqi të mbinatyrshme, Lior Suchard. Për të ‘provue’ talentin e tij, Angela i ka thanë atij të gjejë emnin e të dashunit të saj të parë, emën të cilin nuk ja kishte thanë askujt.

‘Cairo’ asht emni i dashnisë së saj të parë dhe modelja ka mbetë e shokueme, kur në fletën e bardhë asht shkrue pikërisht ai emën nga mentalisti.