Vjen nëpërmjet “Lugina e Ujqëve” grushti i shtetit në Turqi me ‘James Bond turk’

Nji film i inspiruem nga nji serial antiamerikan shumë popullor në Turqi ka me vnue në skenë puçin e dështuem të 15 Korrikut kundër presidentit Erdogan me, si presonazh kryesor, nji “James Bond turk”.

Shoqnia e prodhimit “Pana Film” që ka realizue tre fima të suksesshëm të inspiruem nga seriali “Valley of the Wolves” (Lugina e Uqëve), dha këtë njoftim sot në mediat turke.

“Si përgjigje ndaj nji kërkese të naltë të opinionit tonë publik, kompania jonë vendosi me ba filmin ‘Kurtlar Vadisi-Darbe’ (Lugina e Ujqëve-Puçi)”, njoftoi Pana Film.

Dalja në ekran e kësaj vepre të katërt të Luginës së Ujqëve ende nuk dihet, por skenari ka me trajtue ngjarjen që kanë ndodhë gjatë mbramjes së 15 Korrikut, gjatë së cilës, disa elementë të ushtrisë turke u përpoqën të rrxojnë regjimin, por dështuen për shkak të ushtrisë besnike ndaj qeverisë dhe personave që dolën në rrugë.