Vllaznit që u banë motra

Që kur ishin te vegjël, ata kanë dashtë gjithmonë me u veshë me fustane dhe me luejtë me kukulla. Por, për vite me radhë, vëllezërit O’Herlihy nuk i kanë tregue askujt, as njanii-tjetrit, që ishin tue luftue kundër gjinisë së tyne.

Jamie, 23 vjeç, i cili e ka mbajtë emnin e lindjes dhe Chloe, 20 vjeç, i cili e ka pasë emnin Daniel, thonë se ndihen mirë tani që po luftojnë së bashku për nji kauzë.

Dy vllaznit irlandezë Jamie dhe Daniel O’Herhily e kanë ndje që në adoleshencën e tyne se nuk i përkisnin gjinisë mashkullore. Por, kishin frigë me pranue për shkak të paragjykimeve.

“Asht nji lehtësim i madh për nevve. Tani jemi vetvetja”, thonë motrat dikur vllazën. Ato thonë se që kur ishin fëmi u pëlqente me u veshë me fustane. Tashma dy motrat thonë se ndjehen ma të lumtuna se kurrë.