Vrasësi i John Lennon rrëfen pse e bani krimin

Njeriu që vrau muzikantin e njohun britanik John Lennon ka pranue që ka “nji mendje psikopate” dhe se e vrau anëtarin e “The Beatles”, sepse “dëshironte të bahej i famshëm”, shkruen “The Telegraph”. Lennon u vra në Dhetor të vitit 1980 nga duert e Mark David Chapman  në hymjen e ndërtesës ku artisti jetonte në New York.

landscape-1449602808-lennon-4

John Lennon

Chapman pranoi krimin dhe aktualisht vuen dënim të përjetshëm. Në raste të përsërituna ka tentue të fitojë lirinë me kusht dhe në seancën e tij të fundit para nji komisioni vlerësues ka përshkrue në detaje krimin e tij.

“Ai (Lennon) doli nga shtëpia dhe kjo asht nji pjesë që më vjen keq realisht që ka ndodhë. Ai doli dhe unë mbaja në dorë albumin e tij dhe nji stilolaps. I kërkova që të ma firmoste. E bani dhe më pyeti nëse dëshiroja gja tjetër. Grueja kishte dalë me të, po e priste në nji limuzinë dhe kjo asht diçka që shpesh reflektoj: si ishte aq i mirë me nji të panjohun?! Firmosi albumin dhe hyni në limuzinë”, tha vrasësi.  Atë ditë, Chapman u largue, por u kthye në mbramje me nji armë.

Kur Lennon u kthye në shtëpi, ky nxori armën dhe e qëlloi disa herë në shpinë.

” Isha i obsesionuem me nji gja dhe po e baja që të mund të isha dikush”, rrëfen ai.

Komisioni hodhi poshtë kërkesën e tij me arsyetimin se krimi ishte i paramenduem me dëshirën se donte të aëhej i famshëm. Chapman mund të ketë nji seancë të re për të shqyrtue rastin mbrenda dy viteve dhe ka me qenë seanca e dhetë.