Vrasje gjatë koncertit të rapper’it amerikan

Rreth orës 22:00, simbas kohës sonë lokale, në “Union Square” të qytetit ma të madh amerikan janë ndëgjue të shtana në koncertin e reperit amerikan T.I.

Nji person 36 vjeçar identiteti i të cilit nuk u ba i ditun, u vra gjatë sulmit, ndërsa nji 34-vjeçar asht në gjendje kritike, nji burrë 33 vjeçar u plagos në bark, dhe nji grue 26 vjeçare u qëllue në kambë, njoftoi policia e New Yorku.

Mediat amerikane kanë raportuar se të shtanat kanë ndodh “mbas nji përleshje mbas përfundimit të koncertit”.

Në kohën e vrasjes dhe plagosjes në sallën e koncertit kanë qenë ma shumë se 1000 persona.