Zbulohet lloji i rrallë i “maces-ujk”, vlen 2 mijë dollarë

Quhet Eyona (e para) dhe mundet me qenë nji lloj tepër i rrallë i nji mace egërsinë, ma saktësisht mace-ujk ose Lykoi, nji lloj që asht zhvillue natyrshëm nga nji mutacion gjenetik i nji mace të thjeshtë shtëpiake.

Eyona asht pshtue nga vullnetarët e strehës për kafshët “Feral Cat Project” të Cape Town në Afrikën e Jugut, së bashku me vllaznit e saj.

Por, ishte ndryshe nga të gjithë ata.

Përgjegjësit e strehës besonin se ishte nji Devon Rex apo nji Sphinx, por testi i ADN’s e mohoi këtë.

Vlera e maces shkon deri në dy mijë dollarë.