Zbulohet nji planet i ri ku mundet me pasë alien!

Nji planet i ri, në të cilin ka shumë mundësi që jetojnë alienët asht gjetë, dhe asht shumë afër, aq afër sa me lehtësi mund të shkojmë në të, shkruen The Independent.

 

Bota e re e zbulueme nga shkencëtarët, asht ma e madhe se toka dhe asht vetëm katër vit drite larg. Ky yll i ri i zbuluem asht ma i afërti në sistemin tonë solar.

 

Sipas shkencëtarëve, kjo mund të jetë shtëpia perfekte për jetën e alienove.

 

Shkencëtarët po shpresojnë që të mund ta eksplorojnë më shumë këtë planet dhe të vërtetojnë se atje ka jetë. Planeti i quajtur si Proxima b, ndodhet në habitatin përreth diellit dhe sipas të gjitha gjasave, atje ka jetë.