Zbulone prej nga e kane marre emnin valutat e botës

Nga shteti në shtet, njisitë monetare ndryshojnë përafërsisht sa kultura dhe gjuha të cilat i përdorin ato shtete.

Postimi i fundit i blogut të Oxford Dictionary, “OxfordWords”, sqaroi origjinën e emnave të valutave ma të zakonshme në botë.
Ma poshtë, mundeni me kuptue se nga vijnë këto fjalë të përditshme.

dollar

Dollari
Dollari asht valuta ma e zakonshme në botë, përdoret në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, Australi, Kanada, Fixhi, Zelandë të Re, Singapor.

Simbas blogut “OxfordWords”, fjala “joachimsthal” nga gjuha flamane dhe e asaj të Gjermanisë së Ulët, i referohet Luginës së Joachimit, ku dikur asht nxjerrë argjendi. Paret e stampueme nga kjo minierë janë quejt “joachimsthaler”, ndërsa ma vonë emni i tyne asht shkurtue në “thaler” dhe në fund u shndërrue në “dollar”.

Peso
Fjala “peso” në gjuhën spanjolle asht “pesha”.

Lira
“Lira” italiane dhe turke rrjedh nga fjala “libra” e gjuhës latine, e që nënkupton “paund” – njisi matëse në Romën antike.
Marka
Para valutës euro, marka gjermane dhe “markka” finlandeze gjithashtu i kanë marrë emnat nga njisitë e peshës.

riali

Riali
Fjala latine “regalis” që nënkupton “mbretnore”, asht origjina për valutën “rial” të Omanit dhe Iranit. Ngjashëm Katari, Arabia Saudite dhe Jemeni të gjithë e përdorin nji valutë të quejtun “riyal”. Para valutës euro, Spanja ka përdor edhe valutën “reals”.
Randi
Si dollari, valuta randi e Afrikës Jugore vjen nga emni holandez për qytetin e Afrikës Jugore, Witwatersrand – nji zonë shumë e pasun me ari.
Juani kinez, jeni japonez dhe woni korean
Karakteri kinez “圓” që nënkupton “rrumbullakësinë” ose “paren e rrumbullakët”, asht përgjegjës për emnin e valutës kineze – juan, valutës japoneze – jeni dhe valutës koreane – won.

kruna
Kruna
Shumë shtete skandinave përdorin valutën, e cila rrjedh nga fjala latine “corona”, që do me thanë “kunorë”.
Korona
“Krona” e Suedisë, “krone” e Norvegjisë, “krone” e Danimarkës, “króna” e Islandës, “kroon” e Estonisë, dhe “koruna” e Republikës Çeke – të gjitha rrjedhin nga e njajta rraj latine.
Dinari
Jordania, Algjeria, Serbia dhe Kuvajti të gjithë valutën e tyne e quejnë “dinar”. Emni i kësaj valute rrjedh nga fjala latine “denarius” – nji pare argjendi e përdorun në Romën e lashtë.
Rupi-a
Fjala sanskrite për argjendin e farkëtuem asht “rupaiya”, e cila emnin e saj ia dha valutës së Indisë dhe Pakistanit, “rupee” (rupi), dhe valutës së Indonezisë – “rupiah”.
Paundi (Funte)
Paundi (funti) britanik rrjedh nga fjala latine “poundus”, që nënkupton “peshën”. Egjipti, Libani, Sudani Jugor, Sudani dhe Siria, valutën e tyne e quejnë “pound”.
Rubla
Emni i valutës së Rusisë dhe Bjellorusisë, rubla, asht emnue në bazë të masës së peshës së argjendit.

zloty

Zloty
“Zloty” asht fjala polake për arin.
Forinta
Forinta hungareze rrjedh nga fjala italiane “fiorino”, nji pare ari nga Firence. Fiorino kishte nji lule ose “fiore” në italisht, të stampueme në te.
Ringgit
Kur monedhat janë stampue në metalet e çmueme, hajnat këto metale i kanë pre në pjesë të vogla për me i krijue paret e reja. Për me luftue këtë, shumë shtete filluen me stampue pare me tehe të dhambëzueme. Fjala malajziane “Ringgit” nënkupton dhambëzim, dhe asht valutë e Malajzisë.