Zbulone se pse ky varr asht midis rruge !

Nancy Kerlin Barnett u varros në 1 Dhetor 1831 në vendin e saj të preferuem -në majë të nji kodre ku ajo e kalonte kohën e lirë, në qytetin e vogël Amity, në Indiana.

Por në vitin 1901, autoritetet në Indiana vendosën se afër qytetit Amity duhet me u ndërtue nji rrugë, që do të kalonte përmes varrit të Nancy’it.

Por nipi i saj Daniel Doty, nuk e toleroi nji gja të tillë, tue u ulë afër varrit me nji armë në dorë. Kur autoritetet shkuen për me zhvendos varrin, Doty i bindi që rruga të ndërtohej rreth varrit të gjyshes së tij.

Në vitin 1912, mbi varr u vendos nji pllakatë, për me mbrojtë Nancyn nga ndërhymjet e matejme.

 

varri varri1