Zgjedhet Miss Amerika, vjen nga…Ushtria!

26-vjeçarja Deshauna Barber, togere e ushtrisë amerikane dhe analiste informatike në Departamentin e Tregtisë në Washington, asht kuronëzue si ma e bukura e SHBA’ve. Barber ka lanë mbas përfaqësueset e Georgia dhe Hawaii, të cilat u shpallën shoqnuese e parë dhe e dytë.

Mbretnesha e re e bukurisë amerikane në vitin 2011 ka përfundue studimet në Universitetin e Virginia. Ajo ka hy në ushtri në moshën 17-vjeçare, tue ndjekë gjurmët e prindëve dhe vllazneve (baba asht vendosë në Irak që prej sulmeve terroriste të 11 Shtatorit).