Zgjedhjet n’Amerikë, qe qysh po përgaditet Trump me i mbrojt votat! (foto-video)

Zgjedhjet në SHBA po afrohen dhe tensioni asht i naltë si kurrë ma parë në historinë moderne të shtetit amerikan.

Demokratët paralajmërojnë se zgjedhja e republikanit Donald Trump kishte me qenë nji tërmet shkatërrimtar për botën.

Kurse Donald Trump nga ana e tij thotë se zgjedhjet munden me u vjedh.

Këto pamje tregojnë nji milici patriotike amerikane, mbështetëse të Donald Trump, teksa stërviten në prag të zgjedhjeve.
Grupi quhet “Forca e Sigurisë Tre Përqind”, tue ju referue përqindjes së popullsisë amerikane që luftoi kundër Britanisë gjatë Revolucionit.

Grupi admiron Donald Trump dhe thonë se janë gati me vras nëse Hillary Clinton vjedh zgjedhjet.

Ata stërviten në shtetin Georgia, raporton Dailymail.

Përllogaritet se janë 276 milicë aktivë në këtë territor.

Grupi thotë se po përgaditen për trazina të mundshme mbas zgjedhjeve.

 

8-votat

 

6-votat

 

5-votat

 

3-votat

 

2-votat