Zoja e Parë në pritjen e organizueme nga grueja e Kryeministrit kanadez (foto)

Zoja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila po e shoqnon Presidentin e Republikës së Kosovës në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, në New York, ka marrë pjesë në pritjen e organizueme nga bashkëshortja e Kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau.

Në fotot e sigurueme për këtë ngjarje, me temë qendrore gratë si faktorë për zhvillim ekonomik, Zoja e Parë e Kosovës shihet që asht takue me nikoqiren Sophie Grégoire Trudeau, më gra të liderëve botnorë të Koresë së Jugut, Maltës, Libisë, Hondurasit, Maqedonisë, Qipros, shteteve afrikane e aziatike.

Ma parë, ajo bashkë me Presidentin Thaçi kishin takue çiftin presidencial Trump.

 

lume1lume2lume3lume4lume5lume6