​Luftanija ma e fuqishme dhe ma e shtrejtë britanike

Me mija njerëz dolën në bregdet për me pa mbërritjen e luftanijes ma të madhe dhe ma të fuqishme të ndërtueme ndonjiherë nga Britania e Madhe, derisa hynte në port mëngjesin e të Mërkures.

“HMS Queen Elizabeth”, nji aeroplanmbajtëse me kosto prej 3 mld paund, mbasi la mbas flotilën shoqnuese të saj, u ankorue në Portin e Portsmouth’it, ndërsa ishte nisë nga Fife për sprovat detare para dy muejve.

Ekuipazhi përbahet nga 700 persona edhe 200 kontraktorë, kishin dalë në kuvertën e aeroplanmbajtëses për me i përshëndetë të pranishmit.