​Mesazhi i Obama’s mbi sulmin në Virginia then rekord në Twitter (foto)

Nji mesazh në “Twitter” i postuem nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, në kuadër të manifestimeve të dhunshme në Virginia asht ba mesazhi ma i pëlqyem ndonjiherë në këtë rrjet social.

“Askush nuk ka lindë tue urrye nji person për shkak të ngjyrës së likurës së tij apo të prejardhjes së tij apo të besimit të tij”, ka shkrue Obama të Shtunën.

Mesazhi i Obama’s asht pëlqye rreth 3.9 milionë, tue e ba atë mesazhin ma të pëlqyem simbas “Twitter”.