​PDK e Prishtinës edhe me nji kallxim penal ndaj Shpend Ahmetit

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë gjatë ditës së nesërme ose mbasnesër ka me dorëzue edhe nji kallxim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj parregullsive në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka ba të ditun sekretari i kësaj dege, Bujar Cakolli, gjatë prezentimit të “mosrealizimit të premtimeve të Shpend Ahmetit”.

Simbas tij, Shpend Ahmeti, ka rrejt qytetarët lidhun me premtimet për furnizim me ujë, për trafikun urban dhe për tregun e prodhimeve vendore.

Sekretari i kësaj dege, Bujar Cakolli, tha se Ahmeti ka përfundue tue u mundue m’i përvetësue meritat e të tjerëve për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.