​Zbulohet kampi i ISIS’it për sulme n’Europë

Në Siri asht zbulue kampi i Shtetit Islam për stërvitjen e xhihadistëve për sulme në Europë dhe për dy vjet e gjysë të punës së kampit në rajonin e Europës janë transferue mbi 50 terroristë, shumica “përmes udhës ballkanike”, shkruen “Večernji list”.

“Nji xhihadist i nxanë rob në qytetin e liruem kohë ma parë, Mosul, iu ka zbulue prokurorëve të dhana për kampin stërvitës për terroristë, të cilët kishin për detyrë që të kryejnë sulme terroriste në krejt Europën. Siç thojnë prokurorët irakianë, bahet fjalë për terroristin e pozicionuem nalt, i cili ishte i martuem me motrën e njanit nga bashkëpunëtorët e afërt të khalifit, Abu Bakr Al-Baghdadi”, shkruen gazeta kroate.