​​Kuvendi miraton kredinë për blemjen e autobusëve urban n’Prishtinë

Kuvendi i Kosovës ka miratue marrëveshjen për garanci financiare mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim për blemjen e autobusëve për trafikun urban në Prishtinë.
Mbas ma shumë se 1 vjet pritje për miratimin e kësaj marrëveshje, Kuvendi i Kosovës sot ka miratue garancinë financiare për blemjen e autobusëve për trafikun urban në Prishtinë.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u ba me 84 vota për dhe nji abstenim.