​Hetimi për SHIK’un, kjo çka thotë Kamishi për Ymerin ka me ju shokue!

Ish-zyrtari i Shërbimit Informativ të Kosovë, njiherësh deputeti i PDK’s, Bekim Haxhiu ka folë rreth moskrijimit të Komisionit Parlamentar i cili kishte me hetue punën dhe veprimtarinë që kishte SHIK’u në Republikën e Kosovës.

Iniciativa e subjekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) nuk kishte marrë mbështetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila shumë herë ka akuzue për vrasje organizatën të cilën e kishte udhëheq Kadri Veseli.

Simbas Haxhiut, akuzat nga LDK janë absurde dhe të pavërteta.

Deputeti i PDK’s, në nji prononcim për Indeksonline, thotë se asht i hapun që ai dhe SHIK’u me u hetue.

Ma tej, Haxhiu ka komentue edhe deklarata e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, lidhun me kërkesën e vitit 2011 për hetimin ndaj SHIK’ut i cili dje e ka ba në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

“Si ish-pjesëtar i SHIK’ut, me krenari dhe mburrje ndihem që në biografinë time e kam të shenueme që kam qenë pjesë e këtij shërbimi. Uroj që z.Visar Ymeri t’i mbledhë krejt nënshkrimet e nevojshme. Jemi të hapurn për çdo bisedë. Se mos po brengoset Visar Ymeri se punon shërbimi inteligjent serb në Kosovë?, absolutisht jo, ndoshta edhe bashkëpunon me ta”, ka thanë ai.

 

ymeriiiii