​Sot shpalosen detajet e para për Gjykatën Speciale ​në Hagë!

Gjykata Speciale Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuem për herë të parë sot kanë me mbajtë konferencë për media në Hagë.

Administratorja e Speciales, Fidelma Donlon, në këtë konferencë pritet me spjegue procesin e themelimit të Dhomave të Specializueme, që simbas tyne po shkon simbas planit.

Mbas kësaj në konferencë për media ka me folë prokurori i specializuem, David Schwendiman.

Schwendiman ka me folë për emnimin e tij së fundi si Prokuror i Specializuem dhe ka me shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuem dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuem.

 

 

Dhomat e Specializueme janë vendos në Hagë, mbas marrëveshjes së Bashkimit Europian me Kosovën dhe autoritetet holandeze.

Gjykata do të përbahet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo ka me funksionue simbas ligjeve të Kosovës.

David Schwendiman asht emnue kryeprokuror i Gjykatës së re Speciale me bazë në Hagë.

E flitet se aktakuzat e para mund të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.