​Studentët e UP e fitojnë nji “betejë” me Rektoratin

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë fitue “betejën” me Rektoratin për kthimin e kritereve të vjetra për kalimin e vitit akademik, si dhe shtimin e nji afati të provimeve.

Vitin e kaluem UP’ja kishte marrë vendim që mos me lejue asnji afat shtesë për provime, si dhe ta rrisë numrin e provimeve si kusht për të kalue vitin, tue ua vështirësue studentëve përfundimin e studimeve. Studentët kishin reague tue shprehë pakënaqësitë e tyne në mënyra të ndryshme.

Ndërkohë, tashma së fundi, me kërkesë të Parlamentit të Studentëve, Senati i UP’s ka marrë vendim që provimeve t’i shtohet edhe nji afat shtesë, ndërsa kriteri për kalim të vitit të mbetet ai që ka qenë në të kaluemen. Nji nga përfaqësuesit e studentëve në Senatin e UP’s, Argjend Softolli, ka thanë për Kosovapress se kërkesat e studentëve janë plotësue. Ndërkohë, sa i përket afateve të provimeve, Softolli ka thanë se tue e respektue Statutin e UP’s, asht shtue nji afat në Shtator, me çka kërkesat e studentëve janë plotësue.

Ndërkohë, afati i Kallnorit dhe ai i Qershorit, simbas Softollit kanë mbetë ashtu siç kanë qenë, tue e respektue edhe Statutin e UP’s.