​Suspendohen 2 oficerë të Doganës. Njani arrestohet

Dogana e Kosovës sot ka suspendu dy oficerë të pikës kufitare doganore të Merdares, mbas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare respektivisht për leshimet e bame me rastin e doganimit të mallnave në import.

Si njofton Dogana e Kosovës nepërmes nji komunikate për media, ma herët kishte pranu informacion nga nji qytetar se në degën doganore të Merdares oficerët doganor dyshohet se po pervetësojnë mjete monetare në mënyrë të paligjshme.

“Dogana menjiherë ka iniciu procedurën e mbrendshme hetimore për dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Dogana e Kosovës gjatë hetimeve të mbrendshme të zhvillueme ka ardh në përfundim se zyrtarët doganor në degën e Merdares kanë keqpërdor detyrën zyrtare, me këtë rast dogana ka ftu Prokurorinë që të bashkëngjitet në hetimet penale ndaj këtyne dy oficerëve doganor.

Mbas bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë dhe mbledhjes së nevojshme të provave Drejtori i Përgjithshëm sot ka suspendu dy oficerët doganor me dyshimin e bazuem se kanë kry veprat penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti”, thuhet në komunikatë.