Civil: Rrënimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike asht “perde tymi” për fshehjen e korrupsionit politik dhe kriminalin

Nji pjese e shoqnise civile ne Maqedoni, permes Qendres per Liri – CIVIL – kane reague ashper ndaj perpjekjeve te partive ne pushtet qe problemet e verteta te Maqedonise sot, me i kalue ne rrafshin nderetnik e nderfetar.

Ata denojne rrept kete perpjekje me i rrenue marredhaniet mes shqiptareve dhe maqedoneve ne vigjilie te zgjedhjeve te reja ne Maqedoni.

Kjo perpjekje asht ‘perde tymi’ per krimin dhe korrupsionin qe e ka bllokue kete vend, thuhet ne reagim.

Ky asht reagimi i plote i shoqates:

“Partitë në pushtet sërish përpiqen ta tërheqin vëmendjen e publikut nga problemet e vërteta dhe ta përcjellin atë në fushën e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare.
Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare edhe ashtu delikate në vend rrënohen edhe më shumë dhe krijohen tensione të rrezikshme bash në momentin kur duhen reforma të shpejta dhe thelbësore për të dalë nga kriza politike dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira.
Mjafton që t’i kujtojmë vetëm një pjesë të provokimeve dhe sfidave për stabilitetin dhe sigurinë e vendit në tre vitet e kaluar. Të tilla ishin rrahjet ndëretnike midis të rinjve mu para zgjedhjeve lokale më 2013’ën, tensionet etnike para zgjedhjeve më 2014’ën dhe mënyra se si udhëhiqej rasti “Monstra” dhe “lufta e vogël” në Kumanovë para protestës së madhe qytetare në Maj të 2015’ës.
Më tej, jemi dëshmitarë të shenjësimit të vazhdueshëm të territoreve me simbole etnike dhe fetare nga ana e partive në  pushtet  i të dy bashkësive etnike,  duke përfshirë edhe shembujt e fundit të vendosjes së shqiponjës në komunën e Çairit dhe vendosja e themelit për kryqin në komunën e Butelit, për të cilat “Civil” tashmë ka shkruar. Bëhet fjalë për rrënimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis bashkësive në republikën e Maqedonisë, e cila u bë një mënyrë e njohur e sundimit, në mungesë të demokracisë dhe të respektimit të drejtave të njeriut.
CIVIL – qendra për liri i dënon rreptësishtë politikat dhe praktikat e këtilla dhe kërkon kategorikisht që të ndalen menjëherë. Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare janë padyshim shtylla kryesore mbi të cilën qëndron stabiliteti i Maqedonisë dhe çdo lojë me ndjenjat e qytetarëve për përfitime politike është e papranueshme. Lojëra të këtilla mund të sjellin pasoja të tmerrshme dhe afatgjate.”