1.3% e shqiptarëve në SHBA të papunë

Të dhanat e Departamentit të Sigurisë së Mbrendshme të Shteteve të Bashkueme, të publikueme në faqen e saj të internetit bajnë të ditun se për periudhën 2003-2013, janë 39.151 shqiptarë që u natyralizuen si amerikanë, e barabartë kjo me afër 1.4 % të tanë popullsisë së Shqipnisë, por ndryshe nga sa shpresohet nga “andrra amerikane”, nji numër jo i vogël i tyne rezultuen të papunë, që nuk punojnë jashtë shtëpisë ose përkohësisht të papunë.

Viti 2010 shënon numrin ma të naltë të shqiptarëve të natyralizuem si amerikanë me 5.088 persona.

Gjatë vitit fiskal 2013 (të dhanat ma të fundit të publikueme), 3,538 shqiptarë morën nënshtetësinë. Nga këta, 1.013 persona ose 29% janë rreth 25-34 vjeçar, që len me kuptue se popullsia emigrante asht ma e re se sa popullsia që aktualisht ka mbetë në Shqipni.

Nga 3.538 shqiptarët që morën nënshtetësinë, 1.122 persona qenë të papunë. Mes tyne, 277 ishin në pension, 197 persona ishin student, ndërsa të tjerët qenë të papunë ose shtëpiakë.

Nga tanë emigrantët shqiptarë, pjesa ma e madhe punonin në sektorin e shërbimeve, në sektorin e prodhimit, transportit, ndërtimit dhe lëvizjes së materialev. Veç 121 prej tyne, punonin në nivel menaxherial apo profesional.

Shumica e shqiptarëve të natyralizum amerikanë jetojnë në New York dhe Michigan.

Që prej ranies së Komunizmit në vitin 1992, mbi 2 % e popullsisë shqiptare e ka kalue Atlantikun për me jetue në SHBA, shpesh përmes vuejtjeve të jashtëzakonshme. ( BIRN)