1 mijë studentë në protestën e 14 Majit përkrah AAK’s e NISMA’s

“Sot student – nesër i papunë”, “Universiteti, çerdhe e politikës”, ishin disa nga mbishkrimet e pankartave përmes së cilave, studentët e Universitetit të Prishtinës paralajmëruen se kanë me iu bashkue protestës së 14 Majit, të thirrun nga AAK dhe Nisma.

Atdhe Hahilaj, Përfaqësues i Këshillit Organizativ të Protestës, tha se nga fushtata e nisun para 3 javësh, rreth 1000 studentë kanë konfirmue pjesëmarrjen, ndërsa vendi i grumbullimit ka me qenë Fakulteti Filozofik.

Ndër pakënaqësitë e tjera të tyne asht edhe mungesa e praktikë dhe diskriminimi në punësim.

Simbas studentëve, arsye pse Universiteti ka ardhë deri në këtë pikë asht depolitizimi i tij.