1 miliard $: Amerika ndërton ambasadën ma të shtrejtë në planet (foto)

Këto janë fotot e para nga ajo që asht cilësue si ambasada ma e shtrejtë në botë.

Bahet fjalë për ambasadën amerikane në Londër.

Ambasada rrethohet nga nji kanall uji, çka e ban të vështirë për me depërtue terroristët.

Ambasada po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkalue 1 miliard dollarë.

Eksteriori i ambasadës ka me qenë anti-plumb.

Ambasada ka me pasë edhe mbrojtës kundër kamionave-kamikazë.

Pranë ambasadës po ndërtohet nji godinë që quhet “Kopshtet e ambasadës”.

Projekti parashikon apartamente, nji hotel, dyqane, restorane dhe të parën pishinë në qiell.

 

Shperndaje në: