1 milion e 500 mijë euro për të akuzuemit potencialë të Gjykatës Speciale

Qeveria e Kosovës ka miratue dhe procedue në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017, i cili parashihet me qenë rreth dy miliardë euro.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Ligji për Buxhetin për vitin 2017, asht buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mustafa tha se pjesa ma e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Nji pjesë e buxhetit asht sigurue nga huadhania nga institucionet ndërkombëtare dhe nji pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP’ja.

Mustafa po ashtu theksoi se Qeveria ka me u mundue që këtë buxhet me realizue maksimalisht dhe se ai ka me u shpërnda ne mënyre proporcionalë, sa i përket ministrive dhe komunave.

“Ky buxhet si i tillë asht buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti programin qeverisës të koalicionit. Don me thanë asht buxhet i qeverisë së koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillim ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruejtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit fiskal mbrenda vendit. Pjesa ma e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Nji pjesë e këtij buxheti asht sigurue nga huadhania e jashtme mbi bazën e marrëveshjeve që na kemi me BERZH, bankën europiane për investime. Mjete që kemi me i sigurue nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nji pjesë të mjeteve nga mjetet që lirohen nga AKP’ja…Buxheti prej rreth 2 miliard euro siguron që investimet kapitale për vitin e ardhshëm t’i kemi ma të mëdha përafërsisht 50 për qind ma shumë se që kemi pasë këtë vit”, tha Mustafa.

E ministri i Financave Avdullah Hoti i cili prezentoi para kabinetit qeveritar këtë projektligj, tha se ka të dhana inkurajuese në lidhje me rritjen ekonomike dhe ambientin e përgjithshëm ekonomik. Simbas tij, viti 2016 pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 4 përqind, ndërkaq për 2017 rritja ekonomike pritet me shkue në 4.4 përqind. Ndërsa, tha se dy objektiva kryesore që kanë pasë parasysh gjatë pregaditjes së buxhetit për vitin 2017, janë mbajtja e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll dhe krijimi i hapësinës për shpenzime kapitale.

Hoti tha se në buxhetin e vitit 2017 për veteranët e luftës asht parapa buxhet deri në 50 milionë euro. Simbas Hotit, investimet që parashihen me këtë projektbuxhet janë kryesisht në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturën rrugore.

 

Projektbuxheti i viti 2017 u aprovue me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për me i nda 1.5 milion euro për fondin për mbrojtjen e të akuzuemve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blemjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA.