1 muej paraburgim për ‘Dajen’. Avokati e quen vendimin politik!

Gjykata Themelore për Krime të Randa ka vendosë me ja shqiptue masën e paraburgimit prej nji mueji ish-deputetit të PDK’s, Azem Syles, të dyshuemit për drejtimin e nji rrjeti të krimit t’organizuem.
Kështu thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vendimin e ka marrë nji gjyqtar i EULEX’it, ndërsa rasti po ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Mirëpo pala e akuzueme nuk asht pajtue me këtë vendim të gjyqtarit të EULEX.

Avokati mbrojtës i Azem Syles, Tomë Gashi e ka cilësue këtë vendim të Gjykatës, të ndikuem politikisht.

“Unë si avokat i tij, këtë aktvendim e konsideroj të ndikuem politikisht për shkak se nuk ka pasë asnji arsyje ligjore që të njajtit me ju caktue masa më e randë e parapame me ligj, kur efekti i njajtë ka mund me u arritë me masa ma të buta” deklaroi Tomë Gashi.

Simbas tij, ky vendim ka me u apelue menjiherë dhe shpreson që Gjykata e Apelit me qenë ma e drejt në raport me ish-Komandantët dhe ushtarët e UÇK’s.

Avokati Gashi i ka thanë Televizionit Rrokum përmes telefonit se ende nuk asht definitive, mirëpo me gjasë i pandehuni Azem Syla ka me u transferue në burgun e Sigurisë së Naltë, në Dyz.

Në të vërtetë, nuk asht hera e parë që në këtë burg të sigurisë së naltë shkojnë deputetët apo ish-deputetet e Kuvendit.

Për nji kohë të shkurtë aty kanë qenë nji numër i konsiderueshëm i deputetëve të opozitës.

Azem Syla u dorëzue para dy ditësh, mbasi që kishte qendrue rreth 3 ditë në arrati.

Ndërsa 6 të tjerëve të grupit të Azem Sylës ku kishte shqiptue masa e paraburgimit prej nji muej para 2 ditësh.