1 polic dhe 7 banorë të lenduem nga akcioni në lagjen “Dardania”

Nga aksioni i sotëm i policisë në lagjen Dardania për largimin e 130 familjeve nga banesat e tyne, kanë mbetë të lënduem shtatë qytetarë dhe nji polic.

Simbas burimeve, lendimet nuk janë të randa, por megjithatë atyne iu asht dasht me marrë ndihmë për shkak të gazit që asht perdor ndaj tyne.

Mbas pak pritet që mjeku me dalë para mediave dhe me dhanë informata ma të hollësishme për gjendjen e pacientëve.