1 Prilli – Dita e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

Mbas aksionit të djeshëm që Lëvizja Vetëvendosje bani para KEDS, sot ata ia msyen Qeverisë së Kosovës.

Sa erdhen para Qeverisë, aktivistët e VV’s shpalosën nji baner të gjatë rreth 40 metra, në të cilin shfaqen të gjitha deklarat që simbas tyne i kanë thanë dy liderët kryesor të vendit, Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi.

Me moton e aksionit “Isë, Hashim, urime 1 Prilli – dita juej”, kanë numëru disa nga deklaratat e dy liderave të shtetit të Kosovës, që simbas Vetëvendosjes janë rrena.

Aktivisti i VV, Adonis Tahiri, ka thanë se asht e qartë se qeveritarët kanë shpërfillë qytetarët, dhe simbas tij komunikimi me ta për me ardhë në pushtet ka qenë i bazueme në rrena.

Simbas Tahirit, krejt çka kanë ba këta dy janë themelimi i Gjykatës Speciale, negociatat e vazhdueshme me Serbinë si dhe falja e mija hektarëve tokë që jau kanë dhanë Malit të Zi.